Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish në mbrëmjen e djeshme. Sulmuesi shqiptar realizoi 3 gola në fitoren e Granadas kundër Cartagenas. Tashmë golat e shënuar nga Uzuni po vendosin histori nga më të ndryshmet.
Lojtari i Kombëtares është kthyer zyrtarisht në një legjendë të klubit spanjoll. Nga krahu tjetër, një tjetër fakt interesant ka dalë nga Spanja. Sipas asaj që raportohet, Myrto Uzuni është mes 10 lojtarëve me më shumë gola në Europë në 3 sezonet e fundit, duke përfshirë këtu elitën dhe kategorinë e dytë, në pesë kampionatet më të forta në Europë.
Në vendin e parë renditet Kane me 80 gola, më pas Haland me 76 gola, Mbappe me 65 gola, Leëandoëski me 58 gola, Jonathan David me 54 gola, Openda dhe Laccazete me 51 gola, Salah dhe Lautaro me 50 gola dhe Myrto Uzuni me 49 gola. Sigurisht, këtu duhet të theksojmë se shumica e golave të realizuara nga shqiptari kanë ardhur në La Liga 2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/