Kualifikueset për Kupën e Botës 2026 kanë shkaktuar një paradoks të madh në botën e futbollit. Italia ka mbetur jashtë Botërorit për të 3-tin edicion radhazi, teksa u eleminua në finalen e fazës “play off” nga Bosnje Hercegovina pas gjuajtjes së 11 metrave. 18 pikët e grumbulluara ng “axurrët” gjatë fazës së grupeve u zhvlerësuan menjëherë, teksa nuk mjaftuan për të siguruar një biletë për në eventin më madhor të futbollit ndërkombëtar.
Ndërkohë në kompeticionin më të lakmuar të globit do të marrë pjesë edhe Suedia. E pikërisht këtu qendron edhe paradoksi i madh i rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s. Nëse për Italinë 18 pikë nuk mundën t’i siguronin kualifikimin për në Kupën e Botës, Suedisë i kanë mjaftuar vetëm 2 pikë. Verdheblutë e përfunduan grupi në vendin e fundit, teksa u mposhtën dy herë edhe nga Kosova në ballafaqimet e tyre të drejtpërdrejta, por prekën fazën “play off” falë Ligës së Kombeve. Në fund, as Kosova e renditur e dyta dhe me një bilanc dukshëm më superior se sa nordikët e as Italia nuk do të jenë në Amerikë në muajin qershor, por Suedi do të ketë fatin të jetë mes më të mirëve të globit në turneun më të rëndësishëm të futbollit./Sport Ekspres/