18 trofe në 9 vite me Manchester City-n, Pep Guardiola mbush vitrinën me kupa

Pep Guardiola po shkruan historinë e Manchester City-t. Trajneri spanjoll ka fituar sot trofeun e tij numër 18 me klubin anglez. City ka mposhtur Manchester United-in në derbin e finales së Community Shield-it. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, por “qytetarët” u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Guardiola shtoi kështu kupat në vitrinën e tij, duke e çuar në 18 numrin e tyre në 9 vitet që drejton Manchester City-n. Ndër këto trofe, 6 janë tituj kampionë të Premier League-s. Thjesht i ashtëzakonshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/