Jasir Asani po shkëlqen në Champions League-n e Azisë. Pas një dëmtimi të pësuar me Kombëtaren, lojtari ynë e nisi nga stoli ndeshjen e djeshme të Gëangju kundër Shanghai. I futur në fushë në minutën e 57, vetëm 20 sekonda më vonë, Asani shënoi golin e fitores për 1-0, me prekjen e parë të topit.
Kështu Jasiri mbërrin në kuotën e 7 golave të realizuar, ndërsa pas tij vjen Mitrovic me 4 gola, por edhe Cristiano Ronaldo me 4 gola apo Mahrez me 3 gola. Jasiri e di që për të lënë pas këta lojtarë në renditje është një mision i vështirë dhe për këtë arsye duhet që të shënojë sa më shumë.
“E pashë ndeshjen e Cristiano Ronaldos në Champions, është më i miri në botë, ai shënoi dy gola dhe unë mendova se duhet të shënoj gol me patjetër për të ruajtur epërsinë time në listën e golashënuese. Dhashë gjithçka në fushë. I jam mirënjohës të gjiithë ekipit, pa ekipin nuk mund të shënosh dot gola. E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe ndihem shumë falënderues”, tha Asani. /Sport Ekspres/