December 18, 2024 Kampionati “Abissnet Superiore” ka përmbyllur me sukses dy fazat e para, duke sjellë rivalitet dhe surpriza në renditje. Krahasimi i performancës së skuadrave mes sezonit aktual dhe atij të kaluar 2023/2024 nxjerr në pah ndryshimet që kanë ndodhur në renditje. Në sezonin e kaluar, pas javës së 18-të kryesonte Egnatia me 37 pikë, një ecuri që i hapi rrugën drejt titullit kampion. Ndërkohë, në sezonin aktual kampionatin e udhëheq Dinamo City me 31 pikë, ndërsa në sezonin e kaluar skuadra e Dinamos mbante vendin e pestë me vetëm 22 pikë. Egnatia, nga vendi i parë një vit më parë, tani renditet në vendin e katërt, por është vetëm një pikë larg kryesimit. Vllaznia nga ana tjetër ka shfaqur përmirësim të dukshëm. Në sezonin 2023/2024, kuqeblutë kishim grumbulluar 26 pikë, ndërsa këtë sezon janë në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa Dinamo kryesues. Ndërkohë, Partizani një vit më parë ndodhej në vendin e dytë me 32 pikë. Tani të kuqtë janë në vendin e tretë me 30 pikë, duke treguar një rënie të lehtë, por ndodhen vetëm një pikë larg vendit të parë. Rënie të dukshme ka shfaqur Tirana. Në sezonin e kaluar bardheblutë ishin në të njëjtën kuotë pikësh me Vllazninë 26, ndërsa aktualisht janë në vendin e shtatë me vetëm 18 pikë. Në fund të renditjes, Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat që kanë pësuar më shumë rënie. Korçarët, të cilët sezonin e kaluar ishin në vendin e gjashtë me 22 pikë, tani mbyllin tabelën me vetëm 15 pikë. Laçi gjithashtu ka katër pikë më pak krahasuar me një vit më parë. Ky krahasim tregon qartë se sezoni aktual është më i paparashikueshëm. Me vetëm një pikë diferencë mes katër skuadrave të para, çdo rezultat në ndeshjet e ardhshme mund të ndryshojë tërësisht dinamikën e kampionatit.
December 18, 2024 “Të gjithë lojtarët firmosën topin për mua”, Uzuni pasi shënoi 3 gola: Për këtë punoj çdo ditë, të bëj njerëzit të lumtur Myrto Uzuni ishte heroi i Granadës mbrëmjen e djeshme. Futbollisti shqiptar tundi rrjetën 3 herë brenda 90 minutave, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës. Ashtu siç e do zakoni…
December 18, 2024 Federata e Futbollit ofron trajtim të specializuar për Luis Meçjan Federata e Futbollit ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë…
December 17, 2024 Çmenduri/ Djaloshi bën 11.609 kilometra nga Argjentina në Spanjë për të takuar Myrto Uzunin, qan pasi sheh shqiptarin nga afër Sot ishte mbrëmja e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar “shoë” për tifozët e Granadës, duke i dhënë skuadrës fitoren e thellë 4-1 përballë Kartagjenës. Këta të fundit zhbllokuan rezultatin…
December 17, 2024 Sherri ulet në stol dhe Kaljari pëson 4 gola, Juventusi reagon me goleadë për t’u kualifikuar në çerekfinale Juventusi është çerekfinalisti i radhës i Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kanë reaguar me goleadë pas hapit fals që hodhën kundër Venecias në kampionat. “Zonja e vjetër” ka mposhtur me shifrat…
December 17, 2024 VIDEO/ Shënoi tre gola dhe më pas ndezi këngën e tifozëve, Granada i jep jehonë Uzunit: Imagjino të mos e duash Myrton Myrto Uzuni përjetoi sot një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e thellë 4-1 të Granadës kundër Kartagjenës. Tre nga…
December 17, 2024 Luan vendi i 2-të me vendin e 3-të/ Arbitrat shqiptarë marrin besimin e madh nga UEFA, gjykojnë Fiorentinën në Europë Trupa shqiptare e arbitrave ka marrë besimin e madh nga UEFA. Organizimi më i lartë i futbollit europian ka vendosur që drejtësia në përballjen mes Vitorias dhe Fiorentinës të mbahet…
December 17, 2024 VIDEO/ Myrto Uzuni dhuron “show” me “hat trick” në Spanjë, shkon në shifrën e 14 golave në kampionat Sot ishte mbrëmja e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar “show” për tifozët e Granadës, duke i dhënë skuadrës fitoren e thellë 4-1 përballë Kartagjenës. Këta të fundit zhbllokuan rezultatin…
December 17, 2024 Viniciusi kurorëzohet nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit, braziliani krenohet: Erdha nga varfëria dhe krimi për të mbërritur në këtë skenë Vinicius Xhuniori është kurorëzuar lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e sportit…
December 17, 2024 VIDEO/ Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri Pak ditë më parë FSHF ka njoftuar se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”. Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do…