Korea e Veriut-Iran! Kjo ishte ndeshja e sapombyllur për kualifikueset e Botërorit, atje ku skenën e ka vjedhur lojtari i Interit, Mehdi Taremi. Ai është shpallur lojtari i ndeshjes pasi ka bërë gjithçka vetë.
Ndeshja përfundoi në shifrat 2-3 në favor të Iranit. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 0-3, teksa të 3 golat kanë ardhur me asistet e Taremit. Në minutën e 56, futbollisti i Interit ka ngatërruar portë dhe ka shënuar në portën e tij, për të ngushtuar shifrat në 1-3.
I vetmi gol që nuk ka parë protagonist Taremin ishte i dyti për Korenë e Veriut në minutën e 59, që u realizua nga Kim Yu Song. Vetëm pesë minuta më vonë, ishte sërish Taremi në qendër të vëmendjes. Ai fiton një penallti dhe në fund e gabon, për të lënë Iranin deri në fund me “zemër të ngrirë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/