Manchester United me Ruben Amorim po vazhdon me rezultatet negative. Djajtë e kuq kanë humbur në shifrat 0-2 ndaj Neëcastle dhe tani ndodhen në vendin e 14 në renditje, shumë më afër zonës së mbijetesës sesa asaj të Europës, për të mos përmendur titullin.
Golat e Isak dhe Joelinton vendosën ndeshjen brenda 19 minutash. Por ajo që bërë sot përshtypje ishte mungesa e dëshirës nga djajtë e kuq për të luajtur, veçanërisht në pjesën e parë dhe për më tepër që vinin nga shumë humbje, ku duhej të reagonin.
Në minutën e 31 të ndeshjes, Man Utd numëronte 0 goditje drejt portës, ndërsa Neëcastle kishte 10. Goditjet në portë ishin 0-4, ndërsa ato jashtë portës 0-2. Gjithashtu goditjet e bllokuara 0-4, ndërsa shanset e arta 0-3. Ndërkohë Chelsea duket se e ka humbur busullën dhe i ka dorëzuar para kohe titullin Liverpul pasi ka marrë një tjetër humbje, këtë herë 2-0 ndaj Ipsëich. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/