Erling Halandi është një makineri goli për Norvegjinë. Sulmuesi i Mançester Sitit luajti sot ndeshen numër 40 me Kombëtaren e tij, me të cilën shënoi golin e tij të 39. Statistika të frikshme për Halandin, që ende nuk ka provuar të luajë në një turne madhor me ekipin e tij kombëtar.
Gjithsesi Norvegjia e ka nisur me sukses fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Skuadra nordike ka mposhtur me goleadë Moldavinë. Ndeshja kë përfunduar me shifrat e thella 0-5, ndërsa autorët e golave ishin Riersoni (5’), Halandi (23’), Asgardi (38’), Sorlothi (43’) dhe Donumi (69’). Një fillim i mbarë për norvegjezët, të cilët do të përpiqen të kualifikohen për herë të parë që nga viti 2000 në finalet e një turneu të rëndësishëm./Sport Ekspres/