Adrion Pajaziti, me siguri e keni parë dhe lexuar shumë herë në faqen tonë, e kot ta përsërisim: “Talenti më i madh që i vjen Shqipërisë nga Shpresat e Bushit”. Ky lojtar është pjesë e Fulham U-21 dhe të paktën në dy ndeshjet e fundit, Pajaziti ka marrë flakë.
Në fakt, edhe më parë Adrioni ka spikatur gjithmonë me lojën e tij dhe produktivitetin, por statistikat e fundit janë të çmendura. Në ndeshjen e fundit, Fulham U-21 ka fituar në transfertë ndaj Ëest Ham U-21 me shifrat 0-3. Goli i parë është shënuar nga Pajaziti, ndërsa dy golat e tjerë erdhën falë krosimeve perfekte të Pajazitit nga dy goditje këndi, duke u kthyer në assist.
Ëest Ham mban vendin e dytë në renditje për U-21 dhe menjëherë pas tyre vjen Fulham. Ndërkohë vetëm 1 javë më parë, Fulham U-21 fitoi me shifrat 7-1 kundër Reading U-21, me Pajazitin që shënoi 3 gola dhe dha 2 asist. /Sport Ekspres/