“80% e lojtarëve që do të jenë në Gjermani, do të jenë nga ata që ishin në kualifikueset e Europianit”. Kështu u shpreh Silvinjo, duke lënë një hapësirë boshe për futbollistë që po kalojnë super sezon, por që nuk janë grumbulluar më herët me Kombëtaren.
Rasti ideal është i Rei Manajt, i cili ka shënuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit dhe pretendon seriozisht ftesën, nëse mban këto ritme. Nga krahu tjetër nuk duhet harruar Indrit Tuci që tanimë është pjesë e Spartës së Pragës në Çeki.
Gjithashtu edhe Marvin Cuni, që debutoi në ndeshjen me Bullgarinë. Por në Serinë A, ky sulmues po has shumë probleme. Vetëm 8 minuta ka marrë në 9 ndeshjet e fundit, teksa duket qartë se trajneri ka humbur besimin te Cuni, pavarësisht se ishte ai njeriu që e mori nga divizioni i tretë në Gjermani dhe e katapultoi me fanellë titullari menjëherë te Frosinone. /Sport Ekspres/