A është kjo Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave? Nëse do të dilnim në një përfundim, sigurisht që do të ishte ofenduese për brezat e mëparshëm që kanë dhënë kontributin e tyre me fanellën kuqezi.
Por me siguri dhe bindje të plot mund të themi se Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq sulmuesë kualitativ në organikë sa tani. Jo pak, por 9 të tilla janë në listë dhe me siguri 2 prej tyre do të mbeten pa Europianin e Gjermanisë. (Analiza e sulmuesve dhe se kush prej tyre mund të mbetet pa Europian është bërë në emisionin Koha Shtesë dhe mund të shihet më poshtë)
Arbnor Muja, Ernest Muci, Mirlind Daku, Armando Broja, Rey Manaj, Jasir Asani, Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi dhe Taulant Seferi kërkojnë me të drejtë që të jenë pjesë e Euro 2024. Por jo të gjithë do të munden pasi Shqipëria nuk është as Italia dhe as Spanja për të shkuar në Gjermani me kaq shumë sulmuesë. /Sport Ekspres/