Ashtu siç theksuam edhe pak ditë më parë, do të jetë e vështirë që Armando Broja të shënojë një gol në Premier League me Evertonin dhe të vijë moralisht lart për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar nisi dy herë radhazi si titullar me Evertonin e Moyes në ndeshjet më të forta, kundër Notingham dhe Man City.
Një vendim i papritur i Moyes, ndërsa Broja duhej të mbeste jashtë për ndeshjen me Chelsea për shkak të marrëveshjes së huazimit. Megjithatë shqiptari ka ngelur jashtë edhe në një tjetër ndeshje, këtë të sotmen kundër Ipsëich.
Por këtë herë jo nga rregullat e huazimit, por nga vendimi i Moyes. Pavarësisht se luhej ndaj një rivali të rënë në letër, Evertoni ka barazuar 2-2 dhe Broja nuk ka pasur asnjë minutë. Moyes hodhi si titullar Beton, më pas e zëvendësoi me Calëert Leëin që sapo erdhi nga dëmtimi. Në minutat e fundit, Moyes shkoi në skemën me dy sulmues duke hedhur në fushë një tjetër sulmues pykë, Chermitin, duke shkuar kështu me përdorimin e 3 sulmuesve, por duke lënë jashtë Armando Brojën. /Sport Ekspres/