“Nuk ndikon fakti se është nga Shqipëria”, Siavoush Fallahi flet për Kristjan Asllanin: Njësoj po flasin edhe për Fratessin që luan për Italinë 

Eksperti i mirënjohur i Serisë A, Siavoush Fallahi, ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë. Fallahi foli sa i përket Kristjan Asllanit dhe mënyrës sesi po komentohet lojtari ynë në Itali. Për të, nuk ka një paragjykim për faktin se vjen nga Shqipëria, ndërsa nga ana tjetër nuk ngurroi që ta durtrokiste. 

“E pashë Kristjan Asllanin nga stadiumi, më pëlqeu shumë. Ka shumë cilësi me topin, dalloi ndjeshëm nga të tjerët. Ka teknikë fantastike, ka gjithcka për të pasur sukses te Interi. Luan si 6 ashtu edhe si 8, teknika e tij ishte shumë superiore, luan bukur me të dyja këmbët. I mungon vetëm vazhdimësia dhe minutat. Për mua do të ishte më mirë që të luante bashkë me Calhanoglun te Interi dhe jo në vendin e Calhanoglu. 

Inzaghi e dashuron shumë mesfushën e tij dhe Asllani nuk mund të marrë fanellë titullari, por unë jam duke folur që të jetë më i rëndësishëm për ekipin kur të hidhet në fushë. Nuk mendoj se ndikon fakti se është shqiptar për të marrë kritika, njësoj po trajtohet edhe Fratessi i cili është italian”, tha Fallahi. /Sport Ekspres/