Komisioni i Dispilinës ka publikuar sot vendimet për ndeshjet e zhvilluara në javën e kaluar. Ilir Daja nuk do të jetë në stolin e Dinamos në përballjen kundër Partizanit për vendin e 3-të dhe të 4-t të kampionatit. Sjellja josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes ka bërë që Disiplina ta dënojë me 6 ndeshje pezullim. Por me të njëjtën masë është ndëshkuar edhe presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi./Sport Ekspres/
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
- Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmeti, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i FC Dinamo City, Adrian Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
- Lojtari i KF Tirana, Akileu Ndreca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Pogradeci, Redon Raza, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KS Burreli, Lorenxho Murra, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vllaznia U-21, Erigestino Pepnikaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Tirana U-21, Helsen Sholla, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Dinamo City U-21, Alesio Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Egnatia U-21, Egiljano Kokonozi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AS F.Shehu U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Luftëtari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Luftëtari U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AS F.Shehu U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtares të KFF Gramshi, Edonisa Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.