Arbitrit i ikën nga dora situata, Barcelona fiton një tjetër El Clasico me Real Madrid 

Barcelona ka fituar një tjetër El Clasico kundër Real Madridit, në shifrat 4-3. Një ndeshje e cila ka pasur shumë polemika për vendimet e arbitrit, ku qartazi gjyqtari i ka ikur ndeshja dhe kontrolli i saj nga duart. 

Padyshim që për të vendosur duart në kokë ishte një vendim i tiji kur Tchoumani ndali topin që po shkonte drejt portës me dorë dhe për arbitrin, si para VAR dhe pas tij, mbajti të njëjtin qëndrim duke mos akorduar 11-metërsh. 

Vendimet e diskutueshme ishin të shumta në këtë ndeshje, por Barcelona arriti të fitojë duke dominuar takimin dhe duke lënë në hije edhe një performancë kaq të keqe të arbitrit. Sa i përket golave, te Reali janë shënuar të tre golat nga Mbappe, ndërsa në krahun tjetër shënoi Garcia, Yamal dhe një dopietë nga Raphinha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/