Kristjan Asllani ka zhvilluar një tjetër performancë shumë të mirë në Serinë A. Kështu mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë golin e dytë radhazi, në dy ndeshje radhazi të zhvilluara me Interin në elitën e futbollit italian. Këtë herë në fitoren 0-2 kundër Torinos, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.
Goli i Asllanit edhe këtë herë u shënua nga 11-metrat. Një ekzekutim i ftohtë, perfekt, me shumë klas nga ana e mesfushorit shqiptar, që dërgoi sërish topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin. Një tjetër sinjal se në ekzekutimet e këtij futbollisti ka shumë fantazi, për të mos bërë diçka normale, por për të nuhatur se ku do të hidhet portieri dhe për ta gënjyer atë.
Një gol që shijon shumë edhe për tifozët shqiptarë pasi u realizua kundër portierit të Serbisë, Vanja Milinkovic Savic. Edhe ky i fundit nuk e harroj faktin se përpara tij ndodhej lojtari i Shqipërisë dhe jo një futbollist i thjeshtë i Interit. Kjo është parë shumë qartë edhe në fundin e ndeshjes.
Kur lojtarët po shkonin në dhomat e zhveshjes, Milinkovic Savic ka shkuar të takojë Asllanin dhe kanë shkëmbyer disa batuta me njëri-tjetrin mes buzëqeshjes, që sigurisht përkojnë të gjitha me ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në qershor. Dy futbollistët kanë folur pak për derbin e Ballkanit pas takimit të sotëm Torino-Inter. Ndërkohë sa i përket vlerësimit të Asllanit, futbollisti shqiptar ka luajtur për 90 minuta dhe ka marrë notën 7.3 sipas Soccerëay, një vlerësim shumë i lartë në krahasim me shokët e tjerë të ekipit.
Nota më e lartë e ndeshjes i përkiste Zaleëskit që u vlerësua me notën 8, ndërsa në vendin e dytë ishte Bastoni me notën 7.8 dhe portieri Martinez me notën 7.6. Menjëherë pas tyre kishte vend për futbollistin shqiptar, Asllanin, që i jep tjetër sinjal pozitiv Inzaghit. /Sport Ekspres/