E FUNDIT/ Egnatia kurorëzohet kampione për të dytën herë, mposht Vllzninë me goleadë në finale

Titulli kampion shkon sërish në Rrogozhinë. Egnatia është kurorëzuar kampione për të dytin vit radhazi. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka fituar finalen e sotme të “Abissnet Superiores” kundër Vllaznisë.

Rrogozhinasit kanë fituar ndeshjen me rezultatin e pastër 0-4. Regi Lushkja zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6 të takimit, ndërsa në të 49-n ishte përsëri ai që dyfishoi rezultatin.

Ndërkohë shpresat e shkodranëve u shuan përfundimisht në minutën e 82-të, kur Leo Melo e dërgoi topin përsëri në portën kundërshtare. Kur pritej vërshëllima përfundimtare e arbitrit Marciniak, Ujka ndëshkoi sërish Vllazninë dhe i fiksoi shifrat përfundimtare në 0-4./Sport Ekspres/