Rodrygo ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa javësh dhe gjithçka filloi kur u njoftua se ai ishte i pakënaqur me statusin e tij në Real Madrid dhe dëshironte të largohej nga klubi në verë. Braziliani ka humbur shumë minuta këtë sezon dhe u shpreh se do të qëndronte në Madrid vetëm nëse Xabi Alonso, kur të marrë rolin e trajnerit të Realit, do t’i kërkojë brazilianit që të qëndrojë.
Më pas doli në media informacioni se Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico të dielën. Braziliani ishte i zemëruar që nuk luajti nga minuta e parë ndaj Barcelonës dhe thuhet se refuzoi të hynte në lojë në pjesën e dytë, duke mos iu bindur Ancelotit. Drama ka vazhduar edhe sot teksa Rodrygo është shfaqur në stërvitje për 15 minuta dhe më pas është larguar, pas një bisede me trajnerin Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/