Ky ka qenë një sezon shumë i mirë për Barcelonën, pavarësisht dështimit të tyre në Champions League. Skuadra e Hansi Flick është aktualisht përpara Real Madridit, me shtatë pikë dhe me 3 ndeshje para fundit. Përveç kësaj, fituan Superkupën e Spanjës, si dhe Kupën e Mbretit dhe pothuajse me siguri do të fitojnë La Ligën.
Vera po afrohet e bashkë me të edhe afati kalimtar dhe pritet të largohen tetë lojtarë nga Barcelona. Sipas Diario Sport, këta janë Inaki Pena, Ronald Araujo, Hector Forto, Fermin Lopez, Pablo Gavi, Pablo Torre, Pau Victor dhe Ansu Fati të cilët do të shiten këtë verë. Më parë, Gavi konsiderohej i paprekshëm, por ai i doli nga kombinimet me Flick dhe dëshiron ta shesë këtë verë.
Sa i përket Fatit, pritej shumë prej tij, por muajt e fundit ai nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe Flick kërkon ta largojë. Thuhet se në Barcelonë janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që u vjen në adresën e tyre, përveç Lamine Yamal, i cili nuk është në shitje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/