Një mbrëmje historike për klubin e Bolonjës. Kuqeblutë kanë fituar sot trofeun e parë që nga viti 1974. Lojtarët e Bolonjës kanë marrë në duar Kupën e Italisë, teksa kanë mposhtur në finale Milanin.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1. Ishte Ndoje ai që i dha kupën skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 53-të. Me këtë sukses, Bolonja ka arritur të sigurojë edhe një biletë për në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/