Barcelona duhet të presë. Reali i Madridit nuk ia dha kënaqësinë e të festuarit të titullit kampion nga shtëpia. “Los blancos” kanë përmbysur Majorkën në shifrat 2-1 në minutën e 95 të takimit.
Skuadra e Vedat Muriqit kaloi e para në epërsi me anë të Valjentit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11 të ndeshjes. Kilian Mbapeja ktheu sërish baraspeshën në minutën e 68, ndërsa në të 95-n ishte Jakobo Ramoni ai që vulosi fitoren e madrilenëve. Tashmë Barcelona duhet të fitojë kundër Espanjolit në derbi për t’u shpallur zyrtarisht kampione e La Ligës./Sport Ekspres/