Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në muajin qershor. Siç dihet, tifozët serbë nuk duhet të jenë të pranishëm në Air Albania sipas rregullores, megjithatë kjo nuk do t’i ndalojë ata për një udhëtim në Tiranë.
E ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”, gazetarja Klodiana Bufi ka theksuar se tifozët serbë do të udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen me Shqipërinë, por thjesht nuk do të jenë në stadium. Kjo ngre akoma më shumë alarmin sa i përket mënyrës sesi do të veprohet me sigurinë në këtë takim.
“Në dijeninë time do të ketë tifozë serbë që do të vijnë në Tiranë thjesht nuk do të jenë në stadium, ka serbë, por jo në stadium, nuk e kanë të lejueshme”, tha Klodiana. /Sport Ekspres/