Ylber Ramadani ka realizuar një gol të çmendur në përballjen mes Lecce-Torino të fituar në shifrat 1-0. Lecce e kërkonte fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat e mbijetesës, ndërsa Ramadani e nisi ndeshjen nga stoli.
Ai hyri në fushë në minutën e 45 pas dëmtimit të një prej mesfushorëve të Lecce. Ndërkohë në pjesën e dytë, Ramadani realizoi një gol spektakolar nga distanca duke lënë pa fjalë të gjithë.
Njëri prej tyre ishte edhe mbrojtësi i Lecce, Giallo, i cili me batutë tha se Ramadani nuk gjuan shumë mirë në portë dhe u befasua nga kjo perlë e tij. “Nuk po e besoja dot sepse zakonisht Ramadani nuk gjuan mirë, por jam i lumtur për të sepse është djalë i mirë dhe meriton më të mirën. Prandaj faleminderit që na bëri të fitojmë ndeshjen”, tha Giallo. /Sport Ekspres/