Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës në grupin A të kampionatit EURO U17, i cili organizohet nga Shqipëria. Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një tjetër humbje 0-4, këtë herë kundër bashkëmoshatarëve të Gjermanisë. Mensah zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7, ndërsa në të 20-tën Shtafi dyfishoi shifrat.
“Pancerat” gjetën golin e edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të lojës, përkatësisht me anë të Majkut në minutën e 65 dhe Oteng Mensasë nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 85. Ndërkohë në duelin e tjetër mes Francës U17 dhe Portugalisë U17 skuadrat janë larguar me një barazim 0-0 nga fusha e lojës./Sport Ekspres/