Interi do të luajë mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45, ndeshjen e fundit të kampionatit. Zikaltrit do të përballen me Komon në transfertë, ku fitorja është një detyrim, në mënyrë që të shpresojnë për skudeton.
Inzagi ka befasuar me formacionin e përzgjedhur për këtë sfidë. Kristjan Asllani do të jetë në fushë nga minuta e parë e takimit. Përkrahë tij në mesfushë do të jetë Hakan Çalhanogluja. Më të avancuar përpara do të gjenden të vendosur Korrea dhe Zielinski, ndërsa në majë të sulmit do të qendrojë i vetëm Taremi./Sport Ekspres/