VIDEO/ Skuqet qielli i Napolit, shihni festën spektakolare të tifozëve për titullin e 4-t kampion

Napoli është kampioni Serisë A për sezonin 2024/25. Ekipi i Antonio Kontes ka mposhtur Kaljarin në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke fituar kështu garën e ashpër me Interin për kreun e renditjes. Festa napoletane ka nisur që me shënimin e golit të Mektomineit në fundin e pjesë së parë të lojës dhe kulmuar pas përfundimit të ndeshjes.

Fishekzjarret dhe flakadanët kanë skuqur qiellin e Napolit, duke ofruar pamje spektakolare. Tifozët napoletanë njihen për pasionin e tyre të madh dhe këtë e dëshmon edhe festa e jashtëzakonshme për fitimin e titullit të 4-t në historinë e klubit./Sport Ekspres/