“Përse nuk më le të futem në fushë?”! Shpërthen keq te Interi, konflikt mes Fratesit dhe Inzaghi 

Finalja e humbur kundër PSG në Champions League ka bërë që ambienti i zikaltërve të mos jetë më aq i qetë sa më parë. Në momente të tilla, nisin të dalin në sipërfaqe pakënaqsitë e futbollistëve me trajnerin, që ekzistojnë gjithmonë, por në momentin e suksesit, lojtarët qëndrojnë pa folur në mënyrë që të mos shigjetohen nga ana e tifozëve. 

Menjëherë pas ndeshjes së djeshme me PSG, lojtari i Interit, Fratesi, ka pasur një konflikt me Inzaghin. Debati ka zgjatur pak, por mjaftueshëm sa për të prishur akoma edhe më shumë humorin e trajnerin. Fratesi i ka kërkuar shpjegime Inzaghit se përse nuk e hodhi asnjë minutë në fushë, teksa ishte ky lojtar që e dërgoi Interin në finalen e Champions League me golin e tij në shtesë ndaj Barcelonës. /Sport Ekspres/