Sezoni përfundoi dhe tashmë është momenti për të mësuar statistikat. CIES-i ka publikuar listën e mesfushorëve me më tepër pasime progresive për 90 minuta për sa i përket top 5 ligave më të forta të Europës.
E thënë ndryshe, lista përfshin mesfushorët që me pasimet e tyre e kanë shtyrë ekipin më përpara në fushën e lojës. Në konsideratë janë marrë pasimet që e kanë zhvendosur skuadrën më shumë se 30 metra nga gjysmëfusha e vetë, më shumë se 15 metra mes dy gjysmefushave dhe më shumë se 10 metra në gjysmëfushën kundërshtare. I 6-i në këtë statistikë gjendet Granit Xhaka, m
e një mesatare prej 10.4 pasimesh të tilla për 90 minuta. I pari në listë renditet Joshua Kimishi, me 12.2 pasime dhe pas tij vijojnë Modriçi, Lokateli, De Poli dhe Vitinja./Sport Ekspres/