Jemi vetëm një ditë afër ndeshjes, derbi të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. E gjithë vëmendja është në Air Albania, për të parë një ndeshje e cila është më shumë sesa futboll dhe tensioni është në ajër. Gjithashtu kanë qarkulluar lajmi se serbët mund të kenë disa të infiltruar shqiptarë në stadium për të sjellë një problem të madh dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e Beogradit. Një skenar i serbëve që nuk do të ishte cudi pasi e kaluara e tyre na e tregon një gjë të tillë. Por cfarë po ndodh në Tiranë? Gazetarja Klodiana Bufi, e ftuar në emisionin Koha Shtesë ka shtuar më tepër dyshimet duke thënë se shumë targa Beogradi po qarkullojnë në Tiranë në orët e fundit dhe për cudi, disa prej atyre që i zotërojnë këto automjete flasin shqip. (Intervistë e plot e ndiqni më poshtë)
“Në Serbi nuk ka asnjë trajner shqiptar apo lojtar shqiptar, e kundërta ndodh në Shqipëri, ka lojtar serb dhe trajner serb, ne jemi më shumë tolerant. Ka prani të targave serbe shumë në Tiranë, sidomos targave të Beogradit. Më rastësi dhe mua personalisht, kisha një lloj “konflikti”. Më kishin bllokuar makinën, ishte dikush me targa Beogradi para, në fillim personi më fliste anglisht dhe në momentin që i thashë: “Nxito, duhet të kaloj”, më foli shqip. Me targa të Beogradit dhe foli shqip pastaj. Kjo dhe mund të thotë dicka ose dhe nuk ka të bëj, mund të jetë edhe në kuadër të turizmit apo dickaje tjetër jashtë ndeshjes pasi tifozë serbë nuk do të ketë në Air Albania. Cdo gjë mund të pritet, edhe vetë Duka e pranoi që është një ndeshje me tension”, tha Klodiana.
Por a mund të ketë një surprizë tjetër nga ana e tifozëve të Shqipërisë si në mbrëmjen e Beogradit? Në 2014 ishte një tjetër kohë dhe droni quhet “i dalë nga moda”. Teknologjia ka avancuar dhe gazetarja është shprehur: “Po flitet për shumë gjëra, kam dëgjuar edhe për hologram që mund të përdoret nga ne, banera të ndryshme. Nuk e di sesi mund të futen të gjitha këto dhe sesi mund të jetë në anën teknike sepse do të ketë kontroll shumë të ashpër nga ana e policisë”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/