“Nuk kemi gjë ne nga Shqipëria me ju, e ka Kosova”! Taksisti shqiptar na turpëron para serbëve: Nuk iu preket qimja e flokut

Shqipëria do të përballet sot kundër Serbisë në Air Albania. Një rivalitet i madh kundër serbëve dhe dëshirë e madhe e jona për të fituar, ndërsa edhe në Europianin e Gjermanisë, thirrjet kundër Serbisë, pavarësisht se nuk luanim kundër tyre, kanë qenë të shumta. 

E teksa vijmë vetëm në ditën e ndeshjes, situata është nxehur, por para saj, ka qenë shumë e qetë. Ka edhe shumë persona në Shqipëri, ashtu si edhe në Kosovë, që marrin drejtimin e gabuar dhe gëzojnë, armiqtë tanë. 

Njëri prej tyre ishte edhe taksisti i cili quhej Enver, i cili ka shoqëruar drejt hotelit nga aeroporti Nënë Tereza disa gazetarë serb. Informer ka bërë një reportazh të shkurtër duke treguar edhe fjalët e thëna nga taksisti shqiptar është ishin skandaloze. 

Ai ka bërë një ndarje mes shqiptarëve duke i treguar gazetarëve serb një realitet komplet tjetër pasi sipas tij, shqiptarët e Shqipërisë nuk janë fare të prekur emocionalisht nga kjo ndeshje, por vetëm ata të Kosovës. 

Këto fjalë janë shkruar nga media serbe, Informer. “Që nga ulja në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, gazetari i Informer u bind për mikpritjen dhe qëllimet e mira të shqiptarëve. Kështu, me asnjë gjest të vetëm, kur dëgjuan se nga po vinim, nuk treguan as edhe një grimcë qëllimi të keq ose, Zoti na ruajt, më shumë se kaq. Përkundrazi, shoferi i taksisë Enveri, gjatë rrugës nga aeroporti në kryeqytetin e Shqipërisë për në hotel, tha se shqiptarët nuk kanë asgjë kundër serbëve, por se gjakrat e këqija ndizen nga Kosova. Nuk do të të mungojë asnjë fije floku në kokë, mik, do ta shohësh – na tha Enveri.

Policia shqiptare ishte në detyrë gjithë natën para ndeshjes përpara stadiumit “Air Albania”. Para ndeshjes, skuadra serbe do të ketë një eskortë speciale të forcave speciale, qendra e qytetit përreth stadiumit do të bllokohet nga ora 3 pasdite dhe askush pa biletë ose akreditim nuk do të jetë në gjendje të hyjë. Pajisje të teknologjisë së fundit për njohjen e fytyrës janë instaluar në stadium, dhe tribunat janë të mbuluara me kamera speciale”, shkruhet në median serbe. /Sport Ekspres/