Shqipëria ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Serbisë. Një ndeshje që u zhvillua në mënyrë fantastike nga kuqezinjtë, por në fund humbasin 2 pikë, ajo që e ka fituar pikën ishte Serbia. Raste të pastra të shpërdoruara nga ana e Shqipërisë bëjnë që kjo ndeshje të jap dhimbje koke për tifozët shqiptarë, të cilët u derdhën të shumtë në Tiranë, por nuk mundën dot që të festonin në fund.
Pengu më i madh ishte padyshim ajo humbje penalltie nga ana e Rei Manajt. Goditja e sulmuesit shqiptar ishte shumë e dobët, ndërsa përjetimi i vakët i tij pas asaj humbje penalltie, ishte po aq shqetësuese. Një ndeshje fizike tërësisht e dobët e Manajt që rrëzohej pas cdo kontakti me kundërshtarët në tokë, pa fituar kurrë faull. Por ajo që të bën habi është gabimi i madh i Silvinjos. Manaj kishte humbur tre seanca stërvitore dhe në fund trajneri i besoi penalltinë këtij lojtari, në një kohë që Kristjan Asllani është kthyer në lojtarin kryesor që ekzekuton penalltitë te Interi. Diferenca nga Shqipëria te Interi është e madhe, por këtë herë nuk ishte Asllani që do të ezkekutonte penalltinë. /Sport Ekspres/