Kosova ka përmbyllur me sukses të dyja testet e saj miqësore. Pas fitores kundër Armenisë, dardanët kanë përmbysur me shifrat 4-2 Ishujt Komoros. Kombëtarja afrikane kaloi e para në epërsi me anë të golit të shënuar nga Bukari në minutën e 12 të takimit. Por kundërpërgjigja e dardanëve nuk vonoi. Albion Rrahmani tundi rrjetën në minutën e 19 dhe e dërgoi ndeshjen sërish në baraspeshë.
Në pjesën e dytë ishte po ai, i cili përmbysi takimit me dy golat e shënuar përkatësisht në minutat 59 dhe 79. Saidi ngushtoi diferencat në minutën e 84-t, por Fisnik Asllani fiksoi shifrat përfundimtare në 4-2 në minutën e 90’+2′ të ndeshjes. Një tjetër fitore për Kosovën, që shfaq një formë mjaft të mirë përpara nisjes së fushatës kualifikuese për në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/