I dha premtimin tifozëve të Bazelit! Nisin telefonatat e Igli Tares me Granit Xhakën, ndryshojnë të gjitha planet 

Me largimin e Xabi Alonso, Granit Xhaka po bënte gati valixhet për t’u larguar nga Leverkusen. Në tërheqjen e futbollit të vëllait të tij, Taulantit, Graniti i dha një premtim tifozëve të Baselit: “Një Xhaka iku dhe një tjetër do të vijë”. 

Të gjithë po prisnin që Granit Xhaka të shkonte te Bazeli që në këtë merkato vere, megjithatë kjo duket se nuk do të ndodhi kaq herët. Igli Tare po e kërkon me ngulm Xhakën te Milani dhe në orët e fundit kanë nisur kontaktet direkte mes dy palëve, ndërsa mesfushori shqiptar duket i intriguar nga ideja e veshjes së fanellës së Milanit. /Sport Ekspres/