Për këdo që mendon se Kristjan Asllani ka zero shanse për të vazhduar te Interi, gabohet. Sigurisht që gjasat e largimit janë të mëdha, por gjithcka varet nga këmbët e mesfushorit shqiptar. Zakonisht trajnerët e rinj kur vijnë në ekipet e mëdha, fitoren e tyre të parë kanë transformimin e një lojtari që ka pasur pak minuta ose ka luajtur dobët në kohën e trajnerit paraardhës.
Ky është trofeu i parë moral që ata marin te tifozët, krahasuar me trajnerin e mëparshëm. E parë në këtë këndvështrim, Asllani luan shanset e tij ose më saktë, shansin e tij të fundit te Interi në Botërorin e klubeve.
Në orën 03:00 të mesnatës me orën e Shqipërisë, Interi do të luajë ndeshjen e parë në Botërorin e klubeve me Monterrey, ekipin e Meksikës. Mediat italiane kanë raportuar se Kristjan Asllani do të jetë titullar në këtë takim dhe do të ul në stol Calhanoglu. Shqiptari ka mundësinë për të treguar sesa vlen dhe për të dëshmuar se koha e keqe te zikaltërit ishte thjesht një ngërç që lidhej me trajnerin Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/