Florian Virtci është lojtari më i ri i Liverpulit. Mesfushori me tipare sulmuese shkëlqeu me Bajer Leverkusenin në dy sezonet e fundit, duke ngjallur interesin e klubeve më të mira të Europës. Por në fund talenti gjerman zgjodhi Liverpulin mes emrave si Reali i Madridit, apo Bajerni i Mynihut. Virtci ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030 me Liverpulin, i cili ka zyrtarizuar transferimin përmes faqes zyrtare të klubit në “Twittet”.
Futbollisti 22-vjeçar është një nga blerjet më të shtrenjta të Premier Ligës. Leverkuseni arkëtoi plot 116.5 milionë euro nga transferimi i Florian Virtcit, një sukses historik ky për klubin gjerman. Vetë lojtari gjerman ka dhënë deklaratën e tij të parë për Liverpulin. Ai është shprehur se nuk ka shkuar aty për t’ja kaluar mirë, por për të fituar gjithçka.
“Jam shumë i lumtur! Nuk erdha këtu për t’u argëtuar… Jam këtu për të fituar gjithçka. Do të më pëlqente të fitoja çdo gjë çdo vit! Së pari, duhet që të bëjmë punën tonë. Unë duhet të bëjë punën time”, ka deklaruar Florian Virtci./Sport Ekspres/