Newcastle ka arritur që të marrë një fitore të madhe kundër Chelsea në shifrat 4-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Isak, por Sterling barazoi shifrat në të 23. Më pas gjithçka do të vendosej në pjesën e dytë, atje ku Newcastle arriti që të shkatërronte rivalin.
Tre gola të shënuara për të shkatërruar ekipin e Pochetino. Sa i përket Armando Brojës, sulmuesi shqiptar do të aktivizohej në minutën e 69 të takimit. Megjithatë për Brojën nuk u krijua asnjë mundësi pasi Chelsea nuk doli kurrë për të sulmuar Newcastle, kjo edhe falë ndëshkimit me karton të kuq të James në minutën e 73. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/