“Morëm të njëjtat pikë sa fituesi i Champions-it dhe ai i Kupës Libertadores”, akuza e Simeones: Në disa episode nuk na favorizuan

Atletiko e Madridit është eleminuar nga Botërori i Klubeve 2025. Pavarësisht se e përfundoi grupin me pikë të barabarta me PSG-në dhe Botafogon, golat e shënuar dhe ata të pësuar bënë që madrilenët të përfundonin këtu rrugëtimin në SHBA. Trajneri Simeone ka theksuar faktin se Atletikoja grumbulloi po aq pikë sa fituesi i Ligës së Kampionëve dhe i Kupës Libertadores, por sërish nuk mjaftuan për t’u kualifikuar më tej.

“E dinim që do të ishte një turne shumë i bukur, shumë entuziasmues, por që ne europianët do të na gjente në fund të sezonit. Ky është një realitet dhe ekipet amerikano-jugore do t’i gjente në mes të sezonit. Ndeshja e parë nuk më pëlqeu. Në ndeshjen e dytë treguam një fytyrë tjetër gjatë pjesës së parë, me një kompaktësi ofensive dhe difensive.

Sot luajtëm një ndeshje ashtu siç ne dimë të luajmë, me tension, me raste për gol, me episode që nuk na favorizuan. Sa i përket pyetjes se përse nuk jemi në të zonën e PSG-së dhe Botafogos, kemi grumbulluar të njëjtin numër pikësh sa kampioni i Europës dhe kampioni i Kupës Libertadores dhe mbetëm jashtë”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/