Juventus-Mançester Siti ishte kryesfida e Botërorit të Klubeve. Bardhezinjtë vinin në këtë sfidë me dy fitore dhe me 9 gola të shënuar e vetëm me një të pësuar. Por formës mjaft pozitive i erdhi fundi. Mançester Siti ktheu sërish me këmbë në tokë “Zonjën e Vjetër”.
“Qytetarët” morën një fitore të thellë 2-5 përballë Juventusit. Kopmajnersi (11′) dhe Vlahoviçi (84′) tundën rrjetën për skuadrën italiane, ndërsa në krahun tjetër Doku (9′), Kaluluja (26′ autogol), Halandi (52′), Fodeni (69′) dhe Savinjoja (75′) shënuan për Mançester Sitin. Kështu, ekipi i Guardiolës e përfundon fazën e grupeve në vendin e parë në renditje dhe Juventusi e ndjek në vendin e dytë. Megjithatë, të dyja skuadrat ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/