Botërori i Klubeve tashmë ka hyrë në fazën e tij më interesante. Ndeshjet e grupeve kanë përfunduar dhe skuadrat janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë. Sfida që spikat më tepër është ajo mes Juventusit dhe Realit të Madridit. Dy nga klubet më historike të Europës, të cilat do të përplasen që në 1/16-t e këtij turneu.
Ndërkohë një kundërshtar i veçantë do të jetë përballë Lionel Mesit në fushën e lojës. Ylli i futbollit botëror do të sfidojë ish-skuadrën e tij, PSG-në, ku përvoja që pati nuk ishte më e mira e mundshme. Sa i përket dueleve të tjera, Benfika do të ndeshet me Çelsin, Botafogo do të luajë derbin brazilian me Palmeirasin, Ndërsa Fluminense do të sfidojë Interin.
Një derbi sheikësh do të jetë ai mes Mançester Sitit dhe Al Hilalit të Simone Inzagit, teksa Bajerni i Mynihut do të ballafaqohet me Flamengon. Sakaq, Monterrei i Serxho Ramosit do të përpiqet të kalojë pengesën që mban emrin Borusia Dortmund./Sport Ekspres/
Ndeshjet e fazës me eleminim në Botërorin e Klubeve:
28 qershor
18:00 Palmeiras – Botafogo
22:00 Benfika – Çelsi
29 qershor
18:00 Inter Majemi – PSG
22:00 Flamengo – Bajern Mynih
30 qershor
21:00 Inter – Fluminense
1 korrik
03:00 Mançester Siti – Al Hilal
21:00 Real Madrid – Juventus
2 korrik
03:00 Borusia Dortmund – Monterrei