Nelson Weiper është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe në turneun e Europianit ka dhuruar spektakël. Sulmuesi shqiptar i dha një dorë të madhe ekipit të tij për të shkuar deri në finalen e turneut, atje ku humbën 3-2 ndaj Anglisë.
E gjithë magjia e Weiper filloi pikërisht në datën 18 qershor kundër Anglisë atje ku realizoi një gol në fitoren 1-2 të Gjermanisë. Më pas në ndeshjen e radhës kundër Italisë të fituar nga Gjermania 3-2, ëeiper realizoi një tjetër gol.
Radhën e kishte Franca, teksa në fitoren 3-0 të pancerave, Weiper shkundi sërish rrjetën. Dhe në fund në finalen me Anglinë, këtë herë ishin tre luanët që fituan ndeshjen që i dha kompeticionin, por ëeiper realizoi një tjetër gol të bukur. Sulmuesi tha se do të ishte pjesë e Shqipërisë nëse nuk e ftonte Gjermania A, por në këtë ritëm, nuk do të ishte cudi nëse do të përfundonte në listën e Nagelsman për ndeshjet e shtatorit. /Sport Ekspres/