“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Në këtë emision ishte i ftuar edhe trajneri i Korabit, Alfred Deliallisi, i cili u shpreh se Vllaznia ka bërë goditjen më të madhe me Jaxzhi. Në fakt ai erdhi i huazuar te Vllaznia vetëm për ndeshjet e Europës, si një kërkesë e Martinit që e njeh mirë nga puna e bërë te Teuta.

“Unë mendoj se goditjen më të madhe e ka bërë Vllaznia me Jazxhi në qendër të mbrojtjes. Po flas për ndeshjet e Europës, e di që është i huazuar. Ai është ndër pikat më të forta të Vllaznisë dhe me informacionet që kam ka bërë paraqitje shumë të mira me Vllazninë. Për mua është mbrojtësi më i mirë në qarkullim, 23-vjeç. Teuta nuk ka qenë në momente të mira për ta ndihmuar Jazxhiun, më shumë e ka ndihmuar ai Teutën”, tha Deliallisi. /Sport Ekspres/