Lindon Selahi i ka dhënë fund bashkëpunimit me Rijekën. Mesfushori shqiptar është larguar pas fitimit të titullit kampion, sukses për të cilin një meritë të madhe ka edhe Selahi. Futbollisti 26-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin polak, ku do t’i bashkohet Julian Shehut te Vidzev Lodzi
Gazetari belg, Sasha Savolieri, ka bërë me dije se Selahi do të udhëtojë nesër drejt Polonisë për të përfunduar transferimin e tij. Lojtari ka refuzuar Hajdukun e Splitit dhe Anderlehtin për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një tjetër. Selahi do të mbajë veshue fanellën me numrin 18 te Vidzev Lodzi./Sport Ekspres/