Kohë merkato dhe kalimesh për lojtarët e Shqipërisë ku një pjesë e madhe prej tyre po gjejnë strehën e re për këtë sezon. Në Turqi ishin dy lojtarë të Kombëtares që u rrëzuan nga elita, Arlind Ajeti me Bodrumsporin dhe Rei Manaj me Sivasporin.
Por të dy këta lojtarë nuk do të jenë më pjesë e këtyre ekipeve për sezonin e ardhshëm, pra nuk do të luajnë në Ligën e Parë. Arlind Ajeti do t’i bashkohet Gaziantep që në sezonin e shkuar ishte dy vende më sipër nga Bodrumspori, por mjaftueshëm sa për të shpëtuar.
Pra nëpërmjet këtij kalimi, Ajeti siguron vazhdimin e tij në elitën e Turqisë, ndërsa zyrtarizimi brenda të vijë brenda pak kohësh. Nga krahut tjetër edhe Rei Manaj po shqyrton ofertat për të bërë një tjetër kalim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/