ZYRTARE/ Igli Tare siguron talentin italian për 4 vite, Milani prezanton blerjen e re në merkato

Tashmë është zyrtare. Samuele Riçi është blerja më e re e Milanit. Igli Tare ka arritur të sigurojë firmën e talentit italian për 4 vitet e ardhshme. Riçi do të mbajë veshur fanellën kuqezi deri në verën e vitit 2029, me të drejtë zgjatjeje edhe për një tjetër vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Riçi konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Italisë, duke bërë që ai të jetë një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e kuqezinjve./Sport Ekspres/