Humbi jetën në mënyrë të parakohshme, Liverpuli nderon Zhotën: Numri 20 do të përjetësohet

Bota e sportit është tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme e Diogo Zhotës. Lojtari portugez ka hunbur jetën së bashku me vëllain e tij, Andrenë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Liverpuli ka vendosur që të nderojë lojtarin e tij, duke tërhequr fanellën me numrin 20, të cilin Zhota e mbante mbi shpinë. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, klubi anglez ka njoftuar se numri 20 do të përjetësohet në shenjë respekti të kontributit të dhënë prej tij.

“Dhe ajo që mizorisht ka rezultuar të jetë lulëzimi i tij i fundit në futboll e bëri Zhotën të bëhej kampion i Ligës Premier dhe fitues i Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributet e tij si pjesë e fituesve të titullit të Liverpulit për sezonin 2024-25, i 20-ti për klubin, me goditjen e tij karakteristike përpara stadiumit për të vulosur fitoren në derbin e Merseisajdit në prill. Një gol prekës, i fundit i jetës së tij.

“Të arrish në këtë sezon të veçantë me titullin, që kam ndjekur nga pas për shumë vite dhe në ligën më të mirë në botë për mua, ku ëndërroja të luaja si fëmijë, është një moment që do ta kujtoj përgjithmonë”, tha ai”, ka shkruajtur klubi Liverpul./Sport Ekspres