Javën e ardhshme nis turi i parë kualifikues në Champions League dhe Conference League. Egnatia do të presë Breidablikun në shtëpi mbrëmjen e së martës, ku do të synojë të marrë fitoren përpara tifozëve të saj. I ftuar në studion e emisionit “Max Sport” në “Euronews Albania”, Eno Skarço ka dhënë mendimin e tij për këtë përballje. Gazetari i njohur e sheh favorite Egnatian dhe beson se stadiumi i Rrogozhinës do të jetë i mbushur për një ndeshje të tillë Champions-i.
“Egnatia është superiore ndaj Breidablikut. Vlera e lojtarëve të Breidablikut është më e vogël se e lojtarëve të Vllaznisë. Ky është një tregues. Stadiumi i Egnatias, i Rrogozhinës, në qoftë se nuk mbushet në një ndeshje Champions-i, atëherë çfarë kuptimi ka, për çfarë po flasim!? Egnatia e mbush stadiumin edhe në ndeshje kampionati”, ka thënë Eno Skarço./Sporr Ekspres/