E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende e paqartë. Mesfushori shqiptar nuk ka pasur hapësirat e nevojshme në formacionin e Interit në sezonet e fundit, duke vënë në pikëpyetje qendrimin e tij te Interi. Lojari i zikaltërve pret të mësojë vendin që do të zërë në projektin e trajnerit të ri, Kivusë, në mënyrë që të vendosë përfundomisht për të ardhmen e tij.
Interesimet për të nuk mungojnë. Përveç Fiorentinës dhe Bolonjës në Serinë A, Asllani ka tërhequr vëmendje edhe në La Liga. Sipas “Sky Sport” sirenat spanjolle kanë nisur të bien për talentin e Kombëtares shqiptare. Real Betisi po vëzhgon situatën e tij te Interi dhe në rast se lojtari do të vendosë të largohet, atëherë mund të paraqesin një ofertë zyrtare për klubin zikaltër. Real Betisi e përfundoi sezonin në vendin e 6 në La Liga, si dhe luajti në finale të Ligës së Konferencës kundër Çelsit./Sport Ekspres/