Pak më parë ka filluar ndeshja mes Egnatias dhe Breidablik e cila po zhvillohet në Rrogozhinë. Një ndeshje me shumë emocione e cila është e vlefshme për turin e parë të Champions League.
Pjesa e parë po vazhdon në shifrat 0-0, ndërsa nuk kanë munguar rastet nga të dyja ekipet. Egnatia kishte dy mundësi të mira shënimi, por pa arritur dot që tund rrjetën.
Një rezultat që padyshim nuk i shkon në favor Egnatias që i duhet një fitore në këtë përballje të parë për të shkuar më të qetë për ndeshjen e kthimit. /Sport Ekspres/