Modriçi vë duart në kokë dhe nuk i beson syve, Reali pëson dy gola që në minutën e 9

PSG-ja ka treguar supremacinë e vetë përballë Realit të Madridit. Parisienët kanë kaluar në avantazh 2-0 që në minutën e 9 të takimit, duke befasuar kështu spanjollët. Reagimi i Luka Modriçit është ai i të gjithë tifozëve të Realit të Madridit.

Kroati gjendej në stolin e rezervave, nga ku nuk po i besonte syve për atë çfarë po shihte në fushën e lojës. Modriçi ka vendosur duart në kokë pas pësimit të golit të dytë, ndërsa fytyra i tregonte hapur trishtimin që ndjente. Loja është ende duke u zhvilluar dhe është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube./Sport Ekspres/