Tirana ka ardhur me një zyrtarizim të papritur në faqjen e saj zyrtare. Bardheblutë kanë njoftuar për një afrim të ri në ekip. Bëhet fjalë për djalin e Igli Tares, Etienne Tare, i cili tanimë do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
“Mirësevjen, Etienne Tare! ???
Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!
Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.
Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, shkruhet në faqen e Tiranës. /Sport Ekspres/